Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Shtime organizoi takim me Drejtorinë Komunale të Arsimit

Me datën 18.02.2026, në orën 14:00 në ambientet e komunës së Shtimes, komandanti i Stacionit Policor në Shtime, toger Haxhi Behluli, së bashku me stafin e sektorit, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) dhe drejtorët e shkollave të komunës.
Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për rritjen e sigurisë në shkolla, me theks të veçantë në parandalimin e dukurive negative si: bullizmi, përdorimi i narkotikëve dhe fenomene të tjera shqetësuese.
Gjatë takimit u diskutuan këto çështje kryesore:
-Kontrolli i personave të paautorizuar brenda hapësirave (oborreve) të shkollave;
-Parandalimi i incidenteve brenda dhe përreth institucioneve arsimore;
-Rritja e sigurisë në hyrje-dalje të shkollave;
-Organizimi i ligjëratave vetëdijesuese dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet policisë dhe drejtuesve të shkollave.
U theksua se njësia përkatëse është duke zbatuar planin operativ “Siguria në shkolla”, duke operuar edhe me policë në rroba civile, me qëllim të rritjes së prezencës policore pranë institucioneve arsimore.
Gjithashtu u diskutua për rëndësinë e raportimit të menjëhershëm të rasteve, trajtimin e shqetësimeve të ngritura në këtë takim, si dhe rolin e prindërve në parandalimin dhe zgjidhjen e problemeve.
Takimi përfundoi me dakordim për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe ndërmarrje të veprimeve konkrete në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim garantimin e sigurisë në shkollat e komunës së Shtimes.


Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje