Në orët e mëngjesit të datës 19.02.2026, në Stacionin policor Mitrovicë Jugu janë raportuar dy raste të thyerjeve të lokaleve në lokacione të ndryshme të qytetit.
Njësitë kompetente policore janë përgjigjur në këto raste dhe pas disa orësh intensive të veprimeve operative dhe hetimore kanë arritur të identifikojnë tre presona të dyshuar. Gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur gjësendet e vjedhura në lokalet e thyera.
Personat e dyshuar (njëri prej tyre i moshës e mitur) janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor dhe pas procedurave të intervistimit dhe procedurave tjera të nevojshme, është iniciuar rasti penal: ,,Vjedhje e rëndë”. Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej (48) orësh.