Stacioni Policor Prizren-Veri, që është në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, ka prezantuar sot raportin vjetor të punës për vitin 2025, në një takim të mbajtur në prani të Drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës, Kolonel Faton Alija, Major Vebih Zekolli, anëtarëve të Këshillave Lokale për Siguri Publike (KLSP) dhe zyrtarëve të tjerë nga Drejtoria Rajonale dhe Stacioni.
Takimin e hapi Komandanti i Stacionit, Kapiten Haxhi Kabashi, i cili u pasua nga fjala përshëndetëse e Drejtorit Rajonal, Kolonel Faton Alija.
Komandanti i Stacionit prezantoi objektivat strategjike të vitit 2025, të arriturat gjatë vitit 2025 si dhe objektivat për vitin e tanishëm, duke theksuar:
Në raport u theksua se gjatë vitit 2025, krahasuar me vitin 2024, është shënuar një ulje e numrit të veprave penale dhe rritje e patrullimeve. Vlen të theksohet se shkalla e zbulueshmërisë në vitin 2025 ka qenë 86.6%, një përqindje shumë e lartë dhe më e madhe se në vitin 2024. Po ashtu, gjatë vitit 2025, ashtu si edhe në vitin 2024, nuk është shënuar asnjë rast vrasjeje dhe asnjë rast grabitjeje në zonën e përgjegjësisë së këtij stacioni, çka konsiderohet një arritje e rëndësishme në fushën e sigurisë publike.
Rezultatet e arritura gjithashtu përfshijnë ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, sigurinë në shkolla, komunikacionin, parandalimin e veprave penale dhe menaxhimin e situatave emergjente.