Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Realizimi i Urdhëresave të Gjykatës” njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës kanë realizuar me sukses një urdhëresë aktive të gjykatës.
Sot me datë 19.02.2026, është arrestuar personi L.M., (2004), në bazë të urdhëresës së Gjykatës, i dënuar me 5 (pesë) vite burgim për veprën penale “Dhunimi”.
Pas arrestimit, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sundimit të ligjit, duke vazhduar angazhimin maksimal për sigurinë e qytetarëve dhe rendin publik.