Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

PRIZRENI_STACIONI POLICOR

Goditet edhe një rast i fajdeve në Prizren- Arrestohen dy të dyshuar

Prizren, më 19 shkurt 2026
Hetuesit policorë nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, më datë 19.02.2026, ka arrestuar dy të dyshuar për fajde. Në vendngjarje janë sekuestruar para dhe prova materiale.
Hetuesit policorë, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë realizuar një operacion policor për arrestimin e dy personave të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Fajde” nga neni 331 i KPRK-së. Të dyshuarit, në bashkëpunim, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kanë kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës dhe duke e ngarkuar me kamatë mujore shumë të lartë, prej 100%.
Gjatë operacionit policor është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarve në Prizren. Lidhur me këtë janë sekuestruar para të gatshme dhe prova të tjera materiale.
Pas arrestimit, të dyshuarit F.B., mashkull 32-vjeçar, dhe L.G., mashkull 22-vjeçar, nga Prizreni, janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Të dyshuarit janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Stacionin Policor në Prizren.
Hetuesit, në bashkërendim me prokurorin e shtetit, po punojnë intensivisht në mbledhjen e provave dhe dëshmive lidhur me këtë rast.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje