Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve në Ferizaj

Me datë 21.02.2026, rreth orës 01:40, njësia patrulluese policore në Ferizaj ka hasur në një veturë të tipit VW Touran, me targa vendore, e cila ishte e ndalur në rrugën “Vëllezrit Gërvalla”.
Në afërsi të veturës është hasur personi me inicialet Xh.G. (34 vjeç). Për shkak të veprimeve të dyshimta,është ndaluar për kontroll, me ç’rast tek ai është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) me 8 fishekë.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje