Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Prishtinë

Prishtinë, 25 shkurt 2026 – Njësitet e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në Kryeqytet.
Personat e dyshuar janë identifikuar falë veprimeve operative dhe hetimore nga njësitet e stacionit Jugu dhe si rezultat i këtyre veprimeve, të dyshuarit janë ndaluar dhe arrestuar.
Personat e dyshuar janë:
A.B., 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës;
A.M., 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, si dhe në garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje