Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 26.02.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit Kosovar M.Q nga Italia për në Kosovë. I njëjti ishte arrestuar nga autoritete Italiane pasi që kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprat penale “Vjedhje e rëndë”.
I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse.
Po ashtu sot me datën 27.02.2026 është realizuar ekstradimi nga Gjermania për në Kosovë e shtetases nga Shqipëria V.L pasi që e njëjta kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë kosovare, për shkak të veprës penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”. E dyshuara pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore.
Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të R. Kosovës dhe të dy shteteve përkatëse, atyre Italiane dhe Gjermane.
Policia e Kosoves respektivisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.