Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Klinë, gjatë realizimit të një plani operativ, me datën 04.03.2026, rreth orës 10:00, në afërsi të një shkolle në Klinë, zyrtarët policorë kanë vërejtur dy persona të dyshimtë, ku pas një kontrolli të përkohshëm për siguri, tek të dyshuarit janë gjetur një pistoletë dhe një brisk, të cilat janë sekuestruar.
Të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacionin Policor në Klinë ku janë intervistuar, ndërsa me urdhër të prokurorit të Shtetit, i dyshuari A. H. (viti i lindjes 2004) është ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë po ashtu me inicialet A. H. (viti i lindjes 2006) është liruar në procedurë të rregullt.
Armët e konfiskuara janë:
• njё (1) revole
• një (1) karikator
• dy (2) fishekë
• një (1) brisk 7 cm.

