Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren pret në takim lamtumirës Zv/Komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it

Prizren, 05 mars 2026
Më datë 04 mars 2026, në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, drejtori rajonal i Policisë, Kolonel Faton Alija, së bashku me stafin e tij, priti në takim lamtumirës zv/komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) të misionit të KFOR-it të NATO-s, Nënkolonel Behar Mera, i cili po përfundon misionin e tij në Kosovë. Në takim ishte i pranishëm edhe pasuesi i tij, Nënkolonel Alban Muçi.
Kolonel Alija e njoftoi delegacionin se situata e sigurisë në rajonin e Prizrenit është e qetë dhe të qëndrueshme, pa incidente që do të ndikonin në sigurinë e përgjithshme. Ai falënderoi Nënkolonelin Mera për bashkëpunimin e deritanishëm dhe në fund i dorëzoi një mirënjohje për kontributin e tij gjatë misionit.
Nga ana e tij, Nënkoloneli Mera prezantoi pasuesin e tij, duke falënderuar Policinë e Kosovës, veçanërisht drejtorin rajonal dhe komandantët e stacioneve për bashkëpunimin e ngushtë gjatë mandatit të tij. Ai ndau gjithashtu një mirënjohje për Kolonelin Faton Alija dhe për komandantin e stacionit më të madh të rajonit, Kapiten Nexhdet Mrasori.
Të dy palët ritheksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, duke shprehur mirënjohje për partneritetin e deritanishëm dhe angazhimin e përbashkët në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje