Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Qytetari dorëzon kuletën e gjetur me të holla në Polici

Pejë, 6 mars 2026
Me datë 05.03.2026, në Stacionin Policor Junik, ёshtё paraqitur qytetari Shpëtim Kabashi nga Istogu, i cili kishte gjetur një kuletë nё qytetin e Junikut.
Nё kёtё kuletë kishte tё holla prej: katërqind e dyzetë e pesë (445) funta Angleze, pesëdhjetë (50) Franga Zvicerane, dhjetë (10) euro, katër dhjetë e dymijë e gjashtëqind (42600) Lekë Shqiptare dhe pesë (5) kartele bankare.
Me datë 06. 03. 2026, Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Junik dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla.
Policia e Kosovës falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje