Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ndëshkohen dy shoferë që zhvillonin gara shpejtësie në Ferizaj

Ferizaj, 06.03.2026
Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, më datën 05.03.2026, rreth orës 00:25, ka ndaluar dy shoferë të cilët po zhvillonin gara shpejtësie në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.
Shoferët me inicialet A.K. (22 vjeç), i cili drejtonte një veturë të tipit VW Golf me targa vendore, dhe A.K. (19 vjeç), i cili po ashtu drejtonte një veturë të tipit VW Golf me targa vendore, janë kapur në flagrancë duke zhvilluar gara shpejtësie.
Për këto kundërvajtje të rënda në trafik, ndaj tyre janë shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 euro, si dhe masa mbrojtëse – ndalim i të drejtës për të drejtuar automjetin për 12 muaj në territorin e Republikës së Kosovës, për shkak se posedonin patentë-shofer të huaj.
Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të shmangin garat e shpejtësisë, pasi ato përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Policia do të intensifikojë kontrollet në të gjitha rrugët e rajonit të Ferizajt, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik, dhe fton qytetarët që të raportojnë çdo shkelje në numrat:
192
0290 326 250
0290 364 406
apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Të gjitha informacionet trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje