Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i dyshuar dhe sekuestrohen mbi pesë kg substanca narkotike

Prishtinë, më 7 mars 2026
Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik Prishtinë, kanë zhvilluar hetime rreth dyshimit se një i dyshuar është i përfshirë në trafikim me lëndë narkotike (marihuanë).
Dje, më 06.03.2026, pas grumbullimit të të dhënave të mjaftueshme, është hartuar një plan taktik dhe rreth orës 21:00, pasi është lokalizuar një veturë në të cilën dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike, e njëjta është ndaluar për kontroll. Në vetura janë gjetur gjashtë paketime, dyshohet të jenë substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 8.1 gramë.
Në vazhdimësi të operacionit është identifikuar dhe lokalizuar i dyshuari kryesor L.M., dhe gjatë kontrollit i janë gjetur para (295 euro), që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të është kontrolluar banesa e të dyshuarit në F. Kosovë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 537.7 gramë substanca që dyshohen të jenë marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje