Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vazhdojnë aktivitetet e zyrtarëve policorë të rajonit të Prishtinës

Nga zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës, gjatë javës së kaluar, në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 210 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 32 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
Kësisoj, në harkun e njëjtë kohor, janë sekuestruar 4 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndërkaq, në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 5185 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 578 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.


Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje