Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen rreth 20 m³ dru të përpunuar pa dokumentacion në Podujevë

Prishtinë, 9 mars 2026
Në kuadër të Planit Operativ “Gatishmëria Vepruese-2026”, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime konkrete për parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme.
Sot, më 09.03.2026 rreth orës 11:40, në fshatin Lupç – Komuna e Podujevës, njësitë e Sektorit për Operativë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Kufirit – Lindja, kanë ndaluar një kamion të tipit MAN me targa RKS (01), i drejtuar nga i dyshuari K.B. (1991).
Gjatë kontrollit është konstatuar se kamioni ishte i ngarkuar me rreth 20 metra kub dru të përpunuar (dërrasa), pa dokumentacion valid për transport dhe pa dokumentacion për ushtrim të veprimtarisë biznesore për përpunimin e asortimenteve drunore.
Masa drusore është inspektuar dhe sekuestruar nga Inspektorët e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, ndërsa është dërguar në depon e APK-së për procedura të mëtejme.
Me autorizim të prokurorit kompetent është iniciuar rasti për veprat penale “Tregti e ndaluar” dhe “Transport i kundërligjshëm i druve”, i cili do të trajtohet nga njësitë përkatëse sipas kompetencës.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe mbrojtjen e pasurisë natyrore të vendit.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje