Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar, i dyshuar veprën penale ‘vrasje’

Prizren, 10 mars 2026
Me datën 10.03.2026, rreth orës 22:30, patrulla policore e Stacionit Policor të Prizrenit, pas një pune të vazhdueshme hetimore, ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë personin e kërkuar A. P., 37 vjeçar nga fshati Velezhe – Prizren.
I njëjti ishte i kërkuar sipas urdhërarresteve të gjykatës për disa vepra penale, konkretisht për:
• ‘vrasje’, neni 178 i KPRK
• ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, neni 365 i KPRK
• ‘mbajtje, posedim dhe kontroll i paautorizuar i armës’, neni 366 i KPRK.
Pas arrestimit, me datën 10.02.2026, i dyshuari është dërguar në Prokurorinë Speciale për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore. Vepra penale ka ndodhur në vitin 2015, ku i dyshuari kryesor i rastit të vrasjes është arrestuar dhe është dënuar nga gjykata, por A. P. kishte qenë gjithashtu njëri nga të dyshuarit dhe ka qenë në arrati për disa vjet.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, veçanërisht atyre të dyshuar për vepra penale të rënda, duke garantuar sigurinë dhe rendin publik.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje