KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA POLICIA E KOSOVËS DHE PROKURORIA THEMELORE NË PRIZREN
Arrestohen dy të dyshuar për fajde
Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pas zhvillimit të veprimeve hetimore, sipas autorizimit nga Prokuroria Themelore në Prizren, sot me datë 11.03.2026 ka organizuar një operacion policor për arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me veprën penale ‘Fajde’ nga neni 331 i KPK-së.
Të dyshuarit me veprimet e tyre në vazhdimësi kanë detyruar viktimën të paguaj shuma të ndryshme të parave si interes për fajde, si dhe në emër të kamatave të fajdesë përmes formave të ndryshme të presionit, kanë kërkuar nga viktima marrjen e shtëpisë dhe dy lokaleve të tij në Prizren, vlera e te cilave është rreth 1 milion euro.
Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë gjatë përpjekjes se tyre për ta detyruar viktimën në rregullimin e dokumentacionit për bartjen e pronësisë së shtëpisë dhe dy lokaleve pronë e viktimës.
Me urdhëresë nga gjykata është kontrolluar vendbanimi i dy të dyshuarve, me ç ’rast janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj te dyshuarve.
Ndaj dy të dyshuarve E.K., dhe A.K., Prokurori i Shtetit – PTH-Prizren ka lëshuar aktvendim për ndalim.
Vëmendje: Linku i videos –
ZAJEDNIČKO SAOPŠTENJE POLICIJE KOSOVA I OSNOVNOG TUŽILAŠTVA U PRIZRENU
Uhapšene dve osobe osumnjičene za zelenaštvo
Policija Kosova, odnosno Direkcija za istragu organizovanog kriminala i teških krivičnih dela, nakon sprovedenih istražnih radnji, po ovlašćenju Osnovnog Tužilaštva u Prizrenu, dana 11.03.2026. godine organizovala je policijsku operaciju radi hapšenja dve osobe osumnjičene u vezi sa krivičnim delom „Zelenaštvo“ iz člana 331 KZK-a.
Osumnjičeni su svojim kontinuiranim radnjama primoravali žrtvu da plaća različite iznose novca kao kamatu na zelenaški dug, te su u ime zelenaških kamata, putem različitih oblika pritiska, od žrtve zahtevali preuzimanje njegove kuće i dva lokala u Prizrenu, čija je vrednost oko 1 milion evra.
Osumnjičeni su uhapšeni na licu mesta tokom pokušaja da primoraju žrtvu na sređivanje dokumentacije za prenos vlasništva kuće i dva lokala koji su u vlasništvu žrtve.
Po nalogu suda izvršen je pretres prebivališta dvojice osumnjičenih, prilikom čega su pronađeni i oduzeti materijalni dokazi koji će se koristiti u krivičnom postupku protiv osumnjičenih.
Protiv dvojice osumnjičenih E.K. i A.K., Državni tužilac – OT Prizren doneo je rešenje o zadržavanju.
Pažnja: Link videa –
https://www.youtube.com/watch?v=pDu_maoxVqI