Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Rripi i sigurimit shpëton jetë – Policia shton kontrollet edhe në Prizren

Prizren, 11 mars 2026
Njësitë policore të NJRTRR-Prizren, në kuadër të aktiviteteve operacionale të parashikuara sipas Planit Operativë –Roadpol “ Mars 2026”, kanë intensifikuar veprimtaritë në terren që nga data 09.03.2026. Fokus i këtyre aktiviteteve është kontrollimi i ngasësve për respektimin e përdorimit të rripit të sigurimit, si një masë jetike për mbrojtjen e jetës dhe sigurinë në komunikacion.
Ky aksion është duke u realizuar edhe sot dhe do të vazhdojë deri më 15.03.2026, duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit dhe disiplinës së pjesëmarrësve në trafik. Përmes këtyre kontrolleve, Policia e Kosovës synon të ulë numrin e aksidenteve dhe të sigurojë një mjedis më të sigurt për ngasësit, pasagjerët dhe këmbësorët.
Policia apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të përdorin gjithmonë rripin e sigurimit. Vetëm përmes përgjegjësisë së përbashkët mund të arrihet një nivel më i lartë i sigurisë rrugore.
Siguria në rrugë është përgjegjësi e secilit – bashkë krijojmë rrugë më të sigurta!
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje