Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në kampin policor në Vrellë, u çertifikuan dy zyrtarë policorë me qen policorë

Më 13 mars 2026, në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, u mbajt ceremonia e certifikimit të dy zyrtarëve me qen policorë, një nga Policia e Kosovës dhe një nga Policia e Shqipërisë. Këta qen policorë janë pranuar donacion nga shteti francez përmes misionit të OSBE-së në Kosovë.
Procesi i trajnimit (SAMBI – trajnim për qen shumë qëllimesh) ka zgjatur 16 javë, ndërsa certifikimi përfundimtar është realizuar në periudhën 09–12 mars 2026, nën mbikëqyrjen e instruktorëve nga Qendra e Trajnimit në Gramat, Francë, me përkrahjen e OSBE-së.
Në këtë ceremoni, morën pjesë zyrtarë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë nga OSBE, përfaqësues të Ambasadës së Francës dhe instruktorë nga Franca, zyrtarë të OSBE-së nga Shqipëria, përfaqësues të Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse të Policisë së Kosovës, si dhe eprorë dhe staf i Njësisë Policore me Qenë Policor (K9).
Gjatë ceremonisë u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës, Ambasadës së Francës dhe OSBE-së, për ngritjen e kapaciteteve profesionale të Njësisë K9, përmes mbështetjes në infrastrukturë, trajnimit dhe donacioneve të qenve policorë. Ky bashkëpunim kontribuon në forcimin e kapaciteteve për luftimin e krimit, veçanërisht në zbulimin e drogës, kartëmonedhave të falsifikuara, armëve, municionit dhe materialeve polimerike, si dhe në avancimin e bashkëpunimit rajonal në luftimin e krimit ndërkufitar.
Ceremonia u përmbyll me falënderime nga Policia e Kosovës dhe me zotimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, në funksion të zhvillimit të mëtejmë të kapaciteteve të Njësisë K9.



Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "CA.... Miseie Neliriae 13 3105 ONALIZÊN PROFESIONALIZAM, OFESSIONALISM, www.kos www.fac www. twitter, twitter.c info Aplikacio Apli C 192"

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "M"

Mund të jetë një imazh i qen

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje