Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksident trafiku me fatalitet

Skenderaj, 17 mars 2026
Sonte, rreth orës 21:10, në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë fataliteti.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën këmbësori, rreth 74-vjeçar.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacion Policor për procedura të mëtejme.
Njësitet relevante policore, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje