Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës forcon sigurinë në kryeqytet përmes hapjes së tri zyrave të reja në komunitet

Prishtinë, 24 mars 2026
Policia e Kosovës njofton se sot, në Prishtinë, është realizuar pranimi solemn i tri zyrave të reja për policët e sektorëve në komunitet, të cilat janë siguruar nga Ndërmarrja Publike Banesore.
Në ceremoninë e dorëzimit mori pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend HOXHA dhe përfaqësues tjerë të strukturave të larta të Policisë së Kosovës, përfshirë drejtues nga Drejtoria e Kryeqytetit, Drejtoria Rajonale e Prishtinës, Departamenti i Rendit dhe Policia në Bashkësi. Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues nga Këshilli Lokal për Siguri Publike (KLSP), kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore dhe përfaqësues të komunitetit.
Me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm, Kolonel HOXHA theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës për forcimin e bashkëpunimit me qytetarët, si dhe për adresimin efikas të çështjeve që lidhen me sigurinë publike.
Zyrat e reja do të shërbejnë si pika kontakti ndërmjet qytetarëve dhe policisë, duke mundësuar komunikim më të drejtpërdrejtë dhe duke ndikuar në rritjen e besimit të ndërsjellë. Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një ambienti më të sigurt dhe më të qetë për të gjithë qytetarët.
Zyrat janë funksionalizuar në këto lokacione:
Lagjja Dardania
Lagjja Aktash (mbrapa Galerisë së Arteve)
Parku i qytetit në Prishtinë
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në avancimin e konceptit të policimit në komunitet dhe në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për të gjithë qytetarët.

https://www.facebook.com/reel/796826083014289/?s=single_unit

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje