Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Prishtinë, më 24 mars 2026
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 24.03.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit Kosovar S.N., nga Gjermania për në Kosovë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritet Gjermane, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Grabitje” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë.
Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Gjermane. I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Mitrovicës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje