Prishtinë, 26 mars 2026 – Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit pas një pune intensive hetimore dhe operacionale, ka arritur të arrestojë një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”.
Puna e zyrtarëve policorë ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit:
• N.M., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.
Gjatë kontrollit të realizuar në vendbanimin e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar pjesë të uniformës së Policisë, si dhe prova të tjera materiale që lidhen me rastin.
Në kuadër të hetimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmerren veprime të mëtejme për zbardhjen e plotë të rastit.