Policia e Kosovës, me datën 26.03.2026, me qëllim të parandalimit të aktiviteteve të kundërligjshme ka realizuar një plan taktik, , me ç’rast në vijën kufitare me Serbinë, respektivisht në rajonin e fshatit Hajkobillë, Prishtinë, janë arrestuar katër të dyshuar për ‘kontrabandë me mallra’ , ‘kalim i paautorizuar i vijës kufitare’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve të zjarrit dhe municionit’.
Ekipet patrulluese nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit nga DRPK – Lindja, pas një vëzhgimi disa orësh, rreth orën 18:00 kanë vërejtur lëvizjen e tre traktorëve nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Të njëtit janë ndaluar nga ana e zyrtarëve policorë, gjersa në afërsi të vijës kufitare është hasur një sasi e konsiderueshme e druve (trupakave) të kontrabanduara nga territori i Serbisë.
Me autorizim të prokurorit të Shtetit, lidhur me rastin, është kryer bastisja e një shtëpie në afërsi të vijës kufitare, e cila dyshohet se është shfrytëzuar nga kontrabandistët, ku janë gjetur armë ilegale. Lidhur me rastin janë sekuestruar provat materiale si në vijim:
– 3 traktorë me tërheqje;
– 83 fishekë të kalibrave të ndryshëm.