Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Mitrovicë arreston dy persona të dyshuar për posedim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve

Mitrovicë e Jugut, 29 mars 2026
Policia në Mitrovicën e Jugut, bazuar në informatat dhe dyshimet e arsyeshme, gjatë ditës së sotme ka arritur të lokalizoj dhe identifikoj një person të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme që lidhen me shitjen e paautorizuar të narkotikëve.
I dyshuari është arrestuar në flagrancë, ndërsa gjatë kontrollit fillestar tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë rreth 10.4 gram.
Në vijim të veprimeve hetimore, me autorizim të prokurorit është realizuar edhe një kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit trupor të një personi tjetër (femër), është gjetur dhe sekuestruar rreth 1.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, ndaj të dyshuarës femër është inicuar rasti penal: “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”; kurse ndaj të dyshuarit mashkull është iniciuar rasti: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje