Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen 20 motoçikleta nga Policia nё Pejё

Pejë, 30 mars 2026
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, stacionet policore dhe NJRKRR në kuadër të DRP-Pejë, Pejё, gjatë implementimit të planin operativ “Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave, skuterëve, trotineteve dhe katërçikletave 2026”, i cili ёshtё duke u realizuar nga data 23.03.2026.
Gjatë realizimit tё këtij plani nga data 23 mars deri me datën 29.03.2026, janë sekuestruar, shqiptuar gjoba:
• njëzet (20) motoçikleta të llojeve tё ndryshme,
• pesëmbëdhjetë (15) gjoba pa regjistrim të motoçikletave,
• njëzetë e dy (22) gjoba për mosposedim patentë shoferi,
• tetëmbëdhjetë (18) gjoba për mosbartje të helmetës.
Janë shqiptuar pesëdhjetë e pesë (55) gjoba ndaj këtyre kundërvajtësve.
Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara të realizohen në kuadër të planit operativ, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, e veçanërisht tek ngasësit e motoçikletave, tё respektojnë rregullat e komunikacionit.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje