Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Malishevë ia anulon patentë shoferin një drejtuesi për shkak të kundërvajtjeve të përsëritura në trafikun rrugor

Malishevë, 30 mars 2026
Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të zbatimit të ligjit dhe masave për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, ka bërë anulimin e patentë shoferit ndaj një shoferi me inicialet H.B., 25 vjeç.
Shoferi në fjalë, si pasojë e kundërvajtjeve të përsëritura në trafikun rrugor, ka arritur numrin prej 18 pikëve negative brenda periudhës dyvjeçare.
Në përputhje me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, konkretisht nenin 245, paragrafi 7, ndaj tij është shqiptuar masa e anulimit të patentë shoferit për drejtimin e mjeteve motorike për të gjitha kategoritë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut, me qëllim ruajtjen e sigurisë në rrugë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje