Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtoria e Policisë në Bashkësi, me mbështetjen e Drejtorisë së Trajnimeve dhe përfaqësuesve të misionit të OSBE-së në Kosovë, organizoi më 31 mars 2026, në Prishtinë, një tryezë me temë: ‘Masat parandaluese dhe mbrojtja e fëmijëve nga keqpërdorimi i internetit’.
Në këtë tryezë morën pjesë kryesisht zyrtarë nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, duke përfshirë mbikëqyrësit e stacioneve për policinë në bashkësi (koordinatorë të sektorëve), si dhe zyrtarë policorë të sektorëve të drejtorisë së kryeqytetit. Qëllimi kryesor ishte rifreskimi dhe përfitimi i njohurive lidhur me masat parandaluese, mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimet online dhe adresimin e duhur të këtyre sfidave të sigurisë.
Gjatë takimit zyrtar nga Sektori për Parandalimin e Krimit dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike prezantuan me temat e tyre.
Angazhimi i mëtutjeshëm i policisë me nxënësit, institucionet shkollore dhe prindërit për ndërgjegjësimin mbi rreziqet në hapësirën kibernetike, mbetet një detyrë e përbashkët dhe obligim zyrtar.


Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje