Mitrovicë e Jugut 03 prill 2026
Policia në Rajonin e Mitrovicës së Jugut, në vazhdimësi të zbatimit të masave parandaluese dhe angazhimeve për ofrimin e sigurisë për qytetarët, gjatë muajit mars 2026 ka vazhduar me angazhime në fusha të ndryshme të sigurisë.
Përveç angazhimeve të përditshme në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, një ndër prioritetet kryesore mbetet siguria në trafik. Në kuadër të këtyre angazhimeve, njësitet policore kanë realizuar kontrolle të shtuara në trafikun rrugor, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafik.
Si rezultat i këtyre veprimeve, gjatë muajit mars 2026, janë shqiptuar mbi (4000) gjoba për kundërvajtje ndër to janë shqiptuar (86) masa mbrojtëse te parapara me ligj (sekuestrim i përkohshëm i patentë shoferëve dhe automjeteve).
Nga këto gjoba, kundërvajtjet që kanë dominuar, janë evidentuar:
1. Mosrespektim i shpejtësisë: 1949
2. Parkime të pa rregullta: 726
3. Xhamat të errësuar: 274
4. Drejtimi i mjetit pa Patentë Shofer: 134
5. Mos përdorimi i dritave: 170
Policia, mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe apelon tek pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut.