Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës parandalon një rast të kontrabandimit me mallra

Prishtinë 15.04.2026
Më datën 15.04.2026, rreth orës 20:00, nga njësia përkatëse policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Jugu, në magjistralen Preshevë- Gjilan është ndaluar një automjet/furgon i dyshuar, i cili kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë, është konstatuar se në furgon ndodheshin 15 kafaze me gjithësej 150 shpezë, për të cilat drejtuesi i mjetit nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre. Lidhur me rastin, automjeti së bashku me mallin (shpezët) është sekuestruar nga Policia e Kosovës për procedim të mëtejm tek Dogana e Kosovës.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive të tjera të kundërligjshme, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët në territorin e Republikës së Kosovës.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje