Në kuadër të javës të aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL 2026 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 13 deri 19 Prill 2026, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe në parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur kontrollin e shpejtësisë, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1,248 pika të kontrollit të automjeteve, janë kontrolluar 7,568 automjete ku për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 4,894 gjoba.
Në kuadër të kësaj jave ka qenë edhe matja e shpejtësisë më të madhe për datën 15.04.2026 (00:00-24:00) “Maratona” ku në zonën e kufizimit të shpejtësisë 120 km/h është identifikuar automjeti duke zhvilluar shpejtësi prej 182 km/h.
#Roadpol – European Roads Policing Network