Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen katër persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale

Vushtrri, 23 prill 2026
Me datën 22 prill 2026, në Stacionin Policor në Vushtrri, ankuesi ka raportuar se i është thyer xhami i veturës, me ç’rast nga vetura i janë vjedhur rreth 400 lloje cigaresh elektronike.
Si rezultat i veprimeve operative dhe hetimore, katër persona të dyshuar janë identifikuar dhe janë arrestuar nga njësitet policore në Mitrovicën e Jugut. Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit është gjetur dhe është sekuestruar një sasi e cigareve elektronike të vjedhura.
Pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, njërit prej të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’.

Mund të jetë një imazh i teksti

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje