Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

“Parandalimi i dhunës seksuale dhe rëndësia e raportimit të hershëm”

Me datën 24 prill 2026, Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, organizoi tryezën e diskutimit me temë “Parandalimi i dhunës seksuale dhe rëndësia e raportimit të hershëm”, e cila u mbajt në Prishtinë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve kyçe në parandalimin e kësaj dukurie.
Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës, Ministria e Arsimit, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Drejtoritë Komunale të Arsimit, Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, drejtorë të shkollave si dhe akterë tjerë institucionalë dhe partnerë që luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës seksuale.
Gjatë tryezës u theksua rëndësia e rolit të institucioneve arsimore në ngritjen e vetëdijes tek nxënësit dhe të rinjtë, duke i informuar ata për format e dhunës seksuale, pasojat e saj dhe mekanizmat e raportimit. U vlerësua se shkollat përbëjnë një mjedis të rëndësishëm për identifikimin e hershëm të rasteve dhe për nxitjen e raportimit në kohë.
Diskutime u fokusuan në trajtimin institucional të rasteve, zbatimin e masave mbrojtëse, rolet dhe përgjegjësitë e akterëve institucionalë, si dhe sfidat në vlerësimin dhe menaxhimin e rrezikut. Po ashtu, u theksua nevoja për një qasje të koordinuar dhe të integruar, të fokusuar në mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e dhunës seksuale, duke inkurajuar qytetarët që të raportojnë çdo rast të dyshuar, në mënyrë që të mundësohet reagim i menjëhershëm dhe trajtim profesional nga institucionet përgjegjëse.

Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i duke studiuar, tabelë dhe teksti
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje