Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar për dhunim në Ferizaj

Ferizaj, 24 prill 2026
Më datën 24.04.2026, rreth orës 15:00, operatorët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e kërkuar me inicialet A.H. (24 vjeç).
Personi ishte në kërkim me urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Dhunim”.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i arrestuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej dy vite e gjashtë muajsh.
Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe në arrestimin e personave që tentojnë t’i shmangen drejtësisë, me qëllim rritjen e sigurisë për qytetarët.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje