Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm në Kaçanik

Me datë 24.04.2026, rreth orës 23:25, stacioni policor në Kaçanik ka pranuar një informatë se në lagjen “Saniteks” në Kaçanik ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë, patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë patrullimit, në rrugën “Ismail Raka”, kanë ndaluar një veturë me targa vendore, e cila drejtohej nga personi me inicialet L.M ( 26 vjeç).
Gjatë verifikimit dhe kontrollit të personit dhe automjetit, në brezin e të dyshuarit është gjetur një armë zjarri (pistoletë) me 5 fishekë, si dhe 2 gëzhoja në xhepin e pantallonave.
Po ashtu, në veturë është gjetur edhe një mjet i mprehtë (thikë).
Arma, fishekët, gëzhojat dhe thika janë konfiskuar nga ana e policisë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik, ku është intervistuar nga njësiti i hetimeve.
Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje