Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona për mashtrim

Me datën 17.04.2026, rreth orës 21:00 në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast i veprës penale ‘mashtrimi’, i cili kishte ndodhur në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.
Të dyshuarit, duke paraqitur rrejshëm se posedonin kriptovaluta, kanë organizuar takim me tre persona (të dëmtuar), të cilët synonin të blinin kriptovaluta.
Përmes mashtrimit, të dyshuarit kanë përvetësuar shumën prej 12,000 euro (nga 4,000 euro secili).
Pas marrjes së parave, të dyshuarit janë arratisur nga vendi i ngjarjes, nga dritarja e një lokali.
Gjatë hetimeve në zhvillim, me 29.04.2026, personat e dyshuar po përgatisnin një rast të ngjashëm në rrugën “Ismail Reka” në Kaçanik.
Policia ka ndërhyrë me kohë, duke arrestuar të dyshuarit A. L.( 25 vjeç) dhe R.J ( 23 vjeç), ndërsa i dyshuari i tretë, i identifikuar nga policia, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.
Gjatë operacionit policor janë sekuestruar prova materiale, përfshirë një makinë për numërimin e parave, një çantë dhe një veturë Golf 7.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘mashtrimi’, për procedura të mëtejshme hetimore.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje