Drejtoria Rajonale e Policisë, Stacioni Policor Pejё, me datёn 27.04.2026, ka pranuar informacion nga ankuesi se njё person tani i dyshuar, kishte falsifikuar emblemat, nёnshkrimet dhe vulat e komunёs sё Pejёs, dhe i njëjti ka kontaktuar disa qytetar tё komunёs sё Pejёs, duke iu premtuar banesa tё cilat do tё ndahen pёr raste sociale nga komuna e Pejёs, i dyshuari ka kёrkuar tё holla nё vlёrё prej tetёqind (800) euro, me pretendimin e fillimit tё proceduarve pёr marrjen e banësёs.
Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, kanё punuar intensivisht pёr zbulimin e kёtij rasti dhe me datёn 29.04.2026, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i kёtij rasti.
Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuarit me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.
Lusim tё gjithё qytetarёt se pёr çdo rast tё tillё mos tё bien pre e mashtrimeve, por tё raportojnё rastin nё Policinё e Kosovёs.