Sot, rreth orës 14:30, zyrtarët e stacionit të Obiliqit, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën kanosje ndaj personit zyrtar.
Personi i arrestuat M.S. (mashkull), dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Gjatë veprimeve policore është sekuestruar një automjet në posedim të të dyshuarit, automjet ky i cili pas verifikimeve ka rezultuar si i kërkuar në Britaninë e Madhe.
Personi i dyshuat me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është duke u hetuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike.