Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Siguria e nxënësve në rrugë

Gjakovë, 06 maj 2026
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Siguria e nxënësve në rrugë”, po vijon procesin e ligjëratave edukative në shkollat fillore dhe të mesme në Gjakovë dhe Malishevë. Përmes këtij angazhimi, Policia e Kosovës synon që të njoftojë nxënësit mbi rregullat e trafikut rrugor dhe të rrisë shkallën e kujdesit gjatë lëvizjes së tyre në rrugë.
Përveç pjesës teorike, gjatë ditëve në vijim do të zhvillohet edhe faza praktike e këtij plani. Gjatë kësaj faze, nxënësit do të jenë të pranishëm në rrugë së bashku me zyrtarët policorë për t’u njohur nga afër me punën operative të policisë dhe për të parë konkretisht zbatimin e rregullave të komunikacionit.
Ky aktivitet mbetet një prioritet i Policisë së Kosovës për garantimin e sigurisë së nxënësve dhe parandalimin e rreziqeve në trafik.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje