Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia mban ligjëratë në Fakultetin Juridik në Prizren

Prizren, 06 Maj 2026
Sot, më datë 06.05.2026, me ftesë të Prof. Dr. Kadri Kryeziut, Drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Faton Alija, së bashku me zëdhënësin rajonal të Drejtorisë Rajonale të Policisë, toger Shaqir Bytyqi, mbajtën një ligjëratë para studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.
Qëllimi i ligjëratës ishte njoftimi i studentëve me detyrat kushtetuese dhe ligjore të policisë, si dhe me misionin dhe vizionin e saj. Fillimisht studentët u informuan për strukturën dhe organizimin e policisë, e më pas për misionin, vizionin dhe qëllimet e saj.
Ligjërata ngjalli interesim të madh tek studentët, të cilët patën mundësi të diskutojnë dhe të shtrojnë pyetje rreth funksionimit të policisë. Në fund, profesorëve dhe studentëve iu ndanë dhurata simbolike me simbolet e Policisë së Kosovës.
Policia iu premtoi studentëve se është gjithmonë e gatshme t’u përgjigjet kërkesave të tyre sa herë që kërkohet, dhe i ftoi ata për një vizitë studimore në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, me qëllim që të njihen nga afër me punën dhe detyrat e policisë.


Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje