Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

FBI dhe DOJ/ICITAP zhvillojnë me sukses dy trajnime të specializuara për Departamentin e Intelegjencës së Policinë e Kosovës

FBI dhe DOJ/ICITAP zhvillojnë me sukses dy trajnime të specializuara për Departamentin e Intelegjencës së Policinë e Kosovës
Nga 27 Prilli deri më 8 Maj 2026, Byroja Federale e Hetimeve (FBI), në koordinim me programin DOJ/ICITAP të Ambasadës Amerikane, zhvilloi dhe ofroi me sukses dy kurse trajnimi të përshtatura dhe specializuara – Inteligjenca për Praktikuesit dhe Teoria dhe Zbatimi i Inteligjencës për Mbikëqyrësit e Zbatimit të Ligjit – për Policinë e Kosovës. Kurset e njëkohshme përfunduan me një ceremoni zyrtare gjatë së cilës 35 punonjësve të Policisë së Kosovës iu dhanë certifikata, duke shënuar një përparim të rëndësishëm në kapacitetet profesionale në inteligjencën dhe analizën e zbatimit të ligjit.
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë Drejtori i Departamentit për Inteligjencë dhe Analizë, Gëzim Dibrani, Atasheu i DOJ-ICITAP në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Znj. Kimberly Riffe; instruktorë të FBI-së dhe një analist që punon krah për krah me agjencinë, zyrtarë të lartë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore të Policisë së Kosovës dhe këshilltarë dhe staf të ICITAP-it.
Trajnimi paraqiti një kurrikulë gjithëpërfshirëse të përshtatur si për praktikuesit ashtu edhe për personelin mbikëqyrës, duke u përqendruar në metodologjitë bashkëkohore të inteligjencës, teknikat analitike, përpunimin e informacionit dhe analizën strategjike. Përmes angazhimit të drejtpërdrejtë me ekspertët e FBI-së, pjesëmarrësit forcuan kompetencat e tyre operacionale dhe rritën standardet profesionale në praktikat e inteligjencës dhe zbatimit të ligjit.
Ky program u vlerësua gjerësisht për rëndësinë, zbatimin praktik dhe qasjen moderne mësimore, duke shërbyer si një platformë e vlefshme për shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin institucional. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj rritjes së vazhdueshme profesionale të personelit të saj përmes trajnimeve të nivelit të lartë dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërkombëtar.
Me këtë rast, Policia e Kosovës shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë për programin DOJ/ICITAP dhe Atasheun e Zbatimit të Ligjit të FBI-së, Brendan Collins, për kontributin e tyre në profesionalizmin dhe zhvillimin e aftësive në Policinë e Kosovës.
The FBI and DOJ/ICITAP successfully conduct two specialized trainings for the Intelligence Department of the Kosovo Police
On April 27 through May 8, 2026, the Federal Bureau of Investigation (FBI), in coordination with U.S. Embassy’s DOJ/ICITAP program, successfully developed and delivered two customized specialized training courses—Intelligence for Practitioners and Intelligence Theory and Application for Law Enforcement Supervisors—to the Kosovo Police. The simultaneous courses concluded with a formal ceremony during which 35 Kosovo Police staff were awarded certificates, marking a significant advancement in professional capacities in law enforcement intelligence and analysis.
The graduation ceremony was attended by the Director of the Department for Intelligence and Analysis, Gezim Dibrani, DOJ-ICITAP Attaché at the United States Embassy, Ms. Kimberly Riffe; FBI instructors and an analyst working side-by-side with the agency, senior officials from the Kosovo Police Human Resources Department, and ICITAP advisors and staff.
The training featured a comprehensive curriculum tailored to both practitioners and supervisory personnel, focusing on contemporary intelligence methodologies, analytical techniques, information processing, and strategic analysis. Through direct engagement with FBI experts, participants strengthened their operational competencies and enhanced professional standards in intelligence and law enforcement practices.
This program was widely commended for its relevance, practical application, and modern instructional approach, serving as a valuable platform for knowledge exchange and institutional development. The Kosovo Police remain committed to the continuous professional growth of its personnel through high-level training and sustained international cooperation.
On this occasion, the Kosovo Police expressed its sincere appreciation to the DOJ/ICITAP program and FBI Law Enforcement Attaché Brendan Collins for contributing to the professionalism and skills development in the Kosovo Police.
FBI i DOJ/ICITAP uspešno sprovode dve specijalizovane obuke za Departmana za obaveštajne službe Policije Kosova
Od 27. aprila do 8. maja 2026. godine, Savezna istražna agencija (FBI), u koordinaciji sa programom DOJ/ICITAP Ambasade Sjedinjenih Američkih Država, uspešno je razvila i ponudila dva prilagođena i specijalizovana kursa obuke – Inteligencija i Teorija za Izvršioce, i Izvršenje inteligencije za Nadzornike sprovođenja zakona – za Policiju Kosova. Istovremeni kursevi su završeni na zvaničnoj ceremoniji tokom koje je 35 zaposlenih u Policiji Kosova dobilo sertifikate, obeležavajući značajan napredak u profesionalnim kapacitetima u inteligenciju i analize sprovođenja zakona.
Na ceremoniji diplomiranja prisustvovali su Direktor Departmana za Obaveštajnu i Analizu, Gëzim Dibrani, ataše DOJ-ICITAP u Ambasadi Sjedinjenih Američkih Država, gđa. Kimberly Riffe; instruktori FBI-a i jedan analitičar koji blisko sarađuje sa agencijom, visoki zvaničnici iz Departamenta za ljudske resurse Policije Kosova i savetnici i osoblje ICITAP-a.
Obuka je predstavila sveobuhvatan kurikulum prilagođen kako za praktičare, tako i za nadzornike, fokusirajući se na savremene metodologije inteligencije, analitičke tehnike, obradu informacija i stratešku analizu. Kroz direktno angažovanje sa stručnjacima FBI-a, učesnici su ojačali svoje operativne kompetencije i podigli profesionalne standarde u praksama inteligencije i sprovođenju zakona.
Ovaj program je široko ocenjen zbog bitnosti, sprovođenja u praksi i savremenog pristupa učenju, služeći kao vredna platforma za razmenu znanja i institucionalni razvoj. Policija Kosova ostaje posvećena kontinuiranom profesionalnom razvoju svog osoblja kroz visokokvalitetne obuke i održivu međunarodnu saradnju.
U ovom slučaju, Policija Kosova je izrazila svoju iskrenu zahvalnost za program DOJ/ICITAP i Atašeu za sprovođenje zakona FBI-a, Brendan Collins, za njihov doprinos profesionalizmu i razvoju veština u Policiji Kosova.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje