Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ekipi i futsallit i Policisë së Kosovës, nënkampion në “Copa Del Mare Tournament”, mbajtur në Itali

Prishtinë, më 8 maj 2026
Ekipi ifutsallit i PK-së, ka marrë pjesë në turneun ndërkombëtar për agjencione të sigurisë “Copa Del Mare Tournament”, të mbajtur në Itali, duke u renditur nënkampion në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare.
Ky turne ka mbledhur 62 ekipe nga 26 shtete të botës, ku Klubi i ‘Futsallit Policia e Kosovës’ ka përfaqësuar institucionin dhe shtetin me dinjitet.
Rrjedha e rezultateve:
Faza e grupeve:
Fitore ndaj ekipeve nga Rumania (Vaslui Tigers 3:0, Iasi/IPA 3:0), Bosnja dhe Hercegovina (Tuzla 3:0), Moldavia (1:0), Italia (Bologna 2:1) dhe Sllovakia (Tahuni 12:1).
Faza eliminatore:
Çerekfinale: fitore ndaj Kolumbisë (Bogota) 6:0
Gjysmëfinale: fitore ndaj Italisë (Bologna) 3:1
Finalja:
Ndeshje e barabartë dhe dramatike ndaj Sllovakisë (Tahuni), e përfunduar me rezultat 2:2, ku pas ekzekutimit të penalltive ekipi u rendit nënkampion me rezultat 20:19.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje