Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona pas ndeshjes futbollistike në Mitrovicë

Mitrovicë e Jugut
Sot, me 10.05.2026, pas përfundimit të ndeshjes futbollistike ndërmjet KF Trepça dhe KF Vushtrria, disa tifozë që dyshohet se i përkasin grupit “Torcida”, kanë sulmuar fizikisht një person mashkull shtetas i Kosovës.
Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të identifikojnë tre persona të dyshuar, të cilët janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme.
Gjatë kontrollit, tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike, ndërsa tek i dyshuari tjetër është gjetur një maskë fytyre.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është intervistuar në cilësinë e ankuesit. Po ashtu, janë intervistuar edhe tre personat e dyshuar, ku pas procedurave hetimore, është iniciuar rast penal ,,Sulm” dhe dy prej të dyshuarve janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri prej tyre me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje