Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Përfundon trajnimi “Ballafaqimit me Turma” për 36 zyrtarë policorë të Njësisë për Reagim të Shpejtë

Prishtinë, më 12 maj 2026
Sot, në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, u mbajt ceremonia e certifikimit të 36 zyrtarëve policorë të Njësive për Reagim të Shpejtë (NJRSH), pas përfundimit me sukses të trajnimit dyjavor në fushën e “Ballafaqimit me Turma”.
Trajnimi u realizua nga instruktorët e Drejtorisë së Njësisë Speciale Operative (DNJSO), përmes Divizionit të Trajnimeve në kuadër të Departamentit të Burimeve Njerëzore, me fokus ngritjen e kapaciteteve profesionale për menaxhimin e situatave me turma dhe tubime publike.
Ky trajnim është pjesë e ciklit të planifikuar për të tetë rajonet policore, në përputhje me Konceptin Nacional për Menaxhimin e Trazirave Qytetare.

Mund të jetë një imazh i tekstiPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.Mund të jetë një imazh i zjarrPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe zjarr

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje