Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj kanë arritur të identifikojnë dhe të shoqërojnë në stacionin policor personin e dyshuar me inicialet A.B. (32 vjeçe).
Sipas hetimeve dyshohet se përmes rrjetit social Instagram ka kanosur një zyrtar komunal. Rasti ka ndodhur më datë 12.05.2026.
Me datën 14.05.2026, e dyshuara është shoqëruar në stacionin e policisë dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës sipas procedurave ligjore.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, ndaj të dyshuarës është iniciuar procedura e rregullt hetimore për veprën penale “Kanosje”.