Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjendet personi i raportuar si i zhdukur

Gjendet personi i raportuar si i zhdukur
Mitrovicë veri, 17.05.2026
Me datë 28.04.2026, në Stacionin Policor në Leposaviq, nga familjarët është raportuar zhdukja e një personi mashkull me inicialet M.S. (1990).
Sipas deklarimeve të familjarëve, i njëjti kishte pasur herë pas here probleme psikike. Sipas informatave të tyre, në momentin e kontaktit të fundit ai kishte qenë në Serbi dhe kishte deklaruar se do të kthehej në Kosovë.
Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore, duke njoftuar të gjitha stacionet policore dhe pikat kufitare. Nga veprimet e shpejta policore është konstatuar se personi kishte hyrë në Kosovë me datë 28.04.2026. Po të njëjtën ditë, i njëjti kishte qëndruar në Manastirin e Deçanit dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.
Në koordinim me stacionet tjera policore dhe veprimeve operative në terren, me datë 17.05.2026 rreth orës 10:00, nga Stacioni Policor në Deçan është pranuar informatë se personi M.S. është gjetur në zonën e Deçanit nga njësitë patrulluese policore.
Familjarët janë njoftuar lidhur me rastin, ndërsa sipas informatave të para gjendja e tij për momentin është stabile.
Policia mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët. Për çdo rast apo informatë të rëndësishme, qytetarët mund të raportojnë në numrin emergjent 192.
Pronađena prijavljena nestala osoba
Mitrovica sever, 17.05.2026
Dana 28.04.2026. godine, u policijskoj stanici u Leposaviću, porodica je prijavila nestanak muške osobe sa inicijalima M.S. (1990).
Prema izjavama porodice, isti je povremeno imao psiholoških problema. Prema njihovim informacijama, u vreme poslednjeg kontakta bio je u Srbiji I izjavio je da će se vratiti na Kosovo.
Policija je preduzela hitne istražne mere, obavestivši sve policijske stanice I granične prelaze. Brzim policijskim akcijama utvrđeno je da je lice ušlo na Kosovo 28.04.2026. godine. Istog dana, isto lice je boravilo u manastiru Dečani, a zatim se udaljilo u nepoznatom pravcu.
U koordinaciji sa drugim policijskim stanicama I operativnim akcijama na terenu, Policijska stanica u Dečanima je 17.05.2026. godine oko 10:00 časova primila informaciju da je lice M.S. pronađeno u području Dečana od strane policijskih patrolnih jedinica.
Članovi porodice su obavešteni o slučaju, a prema početnim informacijama, njegovo stanje je trenutno stabilno.
Policija je I dalje posvećena pružanju usluga I obezbeđivanju bezbednosti za sve građane. Za svaki slučaj ili važne informacije, građani se mogu javiti na broj za hitne slučajeve 192.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje