Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Numri i gjobave dhe aksidenteve gjatë javës në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Gjatë javës së kaluar, nga data 11-17 .05.2026 janë shqiptuar 1.476 gjoba kundërvajtëse,si dhe janë pezulluar 14 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 29 aksidente, nga të cilat:
12 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 21 persona
17 aksidente me dëme materiale
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:
Stacionit më të afërt policor
Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje