Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejë, me datën 19.05.2026, rreth orës 18:50, patrulla policore gjatë patrullimit në një rrugë në Pejë, ka ndaluar personin tani të dyshuar dhe pas kontrollit në çantën e tij të krahut i është gjetur dhe sekuestruar arma (pistoletë) një karikator dhe shtatëmbëdhjetë (17) fishekë.
Me datën 19.05. 2026, patrulla e Stacionit Policor Istog, rreth orës 22:50, derisa ishte në pikë kontrolli në fshatin Banjë-Istog, ka ndaluar një automjet dhe pas kontrollit në bagazhin e tij i është gjetur arma (pistoletë) me një karikator, shtatë (7) fishekë dhe një OC sprej, ku të njëjtat janë sekuestruar.
Në të dy rastet të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar dhe pas konsultimit me prokurorin e Shtetit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
Armët e konfiskuara janë:
· njëzet e katër fishekë dhe
· një OS Sprej.

