Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Komunikatë për media – shtesë

Komunikatë për media – shtesë
Ndalohet një person në lidhje në me rastin e vdekjes së një personi në vendin e punës
Vushtrri, 21 maj 2026
Hetuesit policorë të Sektorit Rajonal të Hetimeve në koordinim me prokurorin kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me rastin ku janë intervistuar pesë (5) persona në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar edhe një person i dyshuar.
Pas intervistimit, është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.
Humb jetën një person i cili bie nga një objekt në ndërtim në Vushtrri
Vushtrri, 21 maj 2026
Sot rreth orës 13:00, policia në Vushtrri është njoftuar se nga një kat i lartë në një objekt në ndërtimi ka rënë një punëtor në rrethana ende te panjohura. Ai është dërguar me autoambulancë në repartin e emergjencës në spitalin e qytetit në Vushtrri, mirëpo nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të pësuara ndërsa vdekjen e ka konfirmuar mjeku kujdestar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, inspektorët komunal si dhe inspektorët e punës. Pas përfundimit të shikimit të vendit të ngjarjes është kontaktuar prokurori për krime të rënda i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale; ,,Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës mashkull, i moshë 31 vjeçare, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Hetimet do të vazhdojnë për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje