Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, nënshkroi Udhëzimin Administrativ për Procesin e Gradimeve

Prishtinë, më 23 maj 2026
Duke e parë nevojën e rritjes së menaxhimit dhe mbikëqyrjes së Policisë së Kosovës edhe përmes eprorëve policorë të niveleve të ndryshme, ka qenë më se e nevojshme themelimi i grupit punues për rishikim dhe plotësim të Udhëzimit Administrativ për Procesin e Gradimeve.
Pas rishikimit dhe finalizimit të Udhëzimit Administrativ, i njëjti është nënshkruar nga drejtori i përgjithshëm i PK-së, dhe përkrahur nga ministri i Punëve të Brendshme.
Bazuar në këtë udhëzim së shpejti pritet të fillojë procesi i testimeve për gradim, andaj inkurajohen të gjithë zyrtarët policorë që të fillojnë përgatitjet dhe t’i nënshtrohen këtij procesi mjaft të rëndësishëm dhe të nevojshëm për vet zyrtarët dhe Policinë e Kosovës.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje